Lajmet e fundit

AAK’ja me aderime masive nga aktivistë dhe veprimtarë të shumtë nga Prishtina

Aderim masiv i aktivistëve dhe veprimtarëve të shumtë nga Prishtina, në AAK!
Mbi 60 qytetarë kryesisht nga Prishtina kanë aderuar sot në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Me këtë rast kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka deklaruar se pavarësisht plot telasheve qytetarët e Kosovës nuk po hezitojnë të bëhen pjesë e këtij subjekti politik që sipas tij në një të ardhme jo fort të largët të ketë ndryshime politike si dhe të mbështetet kjo parti.

Ai ka shtuar se grupi i qytetarëve që nga sot iu bashkuan këtij subjekti politik  janë një prurje e re që do të mbështesin zhvillimin e AAK-së  dhe zhvillimet politike në Kosovë.

Në emër të grupit që nga sot u bën pjesë e AAK, foli Brahim Mehmeti i cili theksoi se ka zgjedhur të bëhet pjesë e kësaj partie pasiqë sipas tij ky subjekt politik po punon për interesin e qytetarëve të Kosovës, njofton Kosovanews.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.