Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e akuzon Ministrinë e Kulturës për shpërdorim të 880 mijë eurove, për projektin e shtëpisë së operës dhe baletit.
“Projekti i shtëpisë së operës dhe baletit, është shndërrua në një storje shpërdorimi të mjeteve të buxhetit të Kosovës. Gjatë drejtimit të Ministrisë së Kulturës nga LDK-ja, vetëm për projektin e kësaj shtepie, janë dhënë 880 mijë euro, dhe projekti ka mbetur veç në letër” thuhet në reagimin e kësaj partie.
Zotimi i fundit i Ministrisë së Kulturës, sipas AAK-së, që të rinisë këtë projekt nga e para, duke dhënë edhe 450 mijë euro të tjera, edhe këto vetëm për papirologji, janë shpërdorimi i radhës që bëhët me këtë projekt.
“Shtëpia e Operës dhe Baletit “Ibrahim Rugova” ka plot dhjetë vjet që është bërë storja më jo normale në sferën e infrstrukturës kulturore të Prishtinës. AAK, shpenzimet rreth këtij projekti, i konsideron keqpërdorim te financave publike si dhe zvarritje të procesit me qellim të përftimit në kohë, sepse për këtë projekt deri me tani janë shpenzuar 880 mije euro te cilat tani hedhen poshtë”, thuhet tutje në kumtesën e AAK-së.
Përkundër zotimeve të vazhdueshme të LDK-së, se prioriteti i saj do të jetë ndërtimi i objektit të Operës dhe Baletit “ Ibrahim Rugova”, sipas kësaj partie, këto zotime mbeten vetëm premtime, sepse sot edhe pas një dekade të nisjes se këtij projekti, procesi është kthyer ne piken zero.
Zvarritja e këtij procesi do t’i kushtojë komunitetit artistik në përgjithësi , e sidomos Institucioneve kulturore, të cilat nuk kanë as kushtet minimale për realizimin e detyrave tëveta.
Institucionet më të larta kulturore në vend edhe 17 vjet pas luftës, punojnë në kushte të mjerueshme. Filharmonia e Kosovës është ende pa një sallë që i plotëson kushtet për mbajtjen e ushtrimeve, ndërkohe qe koncertet i mbanë në salla të papërshtatshme, ndërsa Trupa e Baletit të Kosovës ende ushtron ne lagështinë e bodrumit të objektit të Teatrit Kombëtar të Kosovës .
“Edhe pse këtë vit MKRS ka paraparë të investoj 450 mijë euro për studimin e fizibilitetit dhe hartimin e projektit te ri te objektit te Operës dhe baletit, AAK këtë proces nuk e shef aspak serioz, për faktin që MKRS në fillim të vitit 2015 kishte paralajmëruar hapjen e konkursin për projekt të ri, dhe përveç që kishte zvogëluar buxhetin për 300 mije euro me rishikim për vitin 2015, edhe 200 mijë eurot e mbetura nuk i shfrytëzoi fare”, thuhet në kumtesën e AAK-së.