Lajmet e fundit

AAK:Përshëndet PE për votimin e MSA-së për Kosovën

parlamenti europjanAleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media ka theksuar se e përshëndet miratimin e marrëveshjes se Stabilizim Asociimit (MSA) nga ana e Parlamentit Evropian dhe e konsideron këtë si një hap para, drejt integrimit evropian të Kosovës.
Sipas AAK-së, megjithëse MSA-ja e miratuar sot në Parlamentin Evropian nuk është e plotë, siç ka qenë për vende tjera, rëndësia e miratimit të saj, është edhe një hallkë më shumë, drejt fillimit të një marrëdhënie të re në mes të BE-së dhe Republikës së Kosovës e cila vjen edhe si rezultat i një përpjekjeje të disa brezave qeverisës në Kosovë.
“AAK vlerëson se miratimi i MSA-së jodomosdoshmërisht është garanci për rrugë të shpejt për anëtarësim në BE, sepse anëtarësimi në BE është drejtpërdrejt i ndërlidhur me nivelin e qeverisjes së brendshme dhe demokratizimin në tërësi”, thuhet në komunikatën e AAK-së.
Fatkeqësisht, vlerëson AAK, fakti që Kosova është e fundit që ka arritur këtë marrëveshje me BE-në nënkupton se me një model qeverisës të një cilësie, siç e kemi edhe sot, qytetarët dhe institucionet do të duhej të presin edhe për shumë vite për të siguruar një anëtarësim meritor në Bashkimin Evropian.
“AAK është e përkushtuar të kontribuojë në përshpejtimin e procesit të integrimeve evropiane duke e përkrahur ndryshimin e cilësisë qeverisëse ne vend, si dhe përmbushjes së obligimeve dhe detyrimeve që dalin nga MSA-ja mbi bazën e përkushtimit dhe vlerësimit meritor, së pari për Kosovën, e pastaj edhe për standardet e kërkuara nga ana e BE-së”, përfundohet në komunikatën e AAK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.