Haki Abazi, Drejtor i Fondacionit Rockfeller Brothers për Ballkanin Perëndimor dhe njohës i çështjeve politike në vend, mendon se pozita është duke e bërë komplet këtë jo stabilitet në vend.
Abazi i ftuar në emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin, ka shtuar se Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Kadri Veseli po e zhargitin jo stabilitetin institucional.
Ai e ka quajtur suspendimin e opozitës si suspendim të demokracisë dhe si një veprim arbitrarë ku marrin ligjin mbi vete. Sipas tij, suspendimi është thyerje e ligjit dhe rregullores së Kuvendit dhe mos aftësi për zgjidhjen e problemeve.
Drejtor i Fondacionit Rockfeller Brothers ndër të tjera ka potencuar se Gjykata Kushtetuese është në vazhdimësi instrument i politikës qeveritare, andaj duhet të debatohet para vendimit të saj në çështjen e marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Abazi ka folur edhe për zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm, vizitën e Sekretarit amerikan John Kerry në Kosovë si dhe për terrorizmin.
Pra, për më shumë shikojeni intervistën në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.