Lajmet e fundit

Abdixhiku: Le ta harrojnë, po qe se mendojnë se mund t’i ndalin mendimet ndryshe!

Analisti politik,  Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar se mendimet e ndryshme kanë mbijetuar edhe në kohë shumë të vështira dhe se ato nuk mund të ndalen as sot, njofton Gazeta Blic.

Ai me këtë rast, ka komentuar pretendimet e disa “militantëve”, siç ai i  ka quajtur, të cilët po qe s’mendove si ta, të veshin menjëherë etiketime të ndryshme.

Ja postimi i plotë i tij:

Po e shoh se me sa lehtësi etiketohen mendimet e lira së fundmi këndej, herë nga njëra anë e militantëve e herë nga anën tjetër – varësisht se si ju jepet. Po s’mendove si ta ekzaktësisht një herë, je domosdo me palën tjetër.

Helaçe propagandë ndaj atyre pak njerëzve që kanë treguar guxim nëpër kohë. Aleat të deridjeshëm, e që për dallim nga oportunistët politik e partiak (që bile sot i kanë në krah), këta megjithatë mbajnë ende konsistencë të mendimit. E gërditshme kjo përpjekje boll; e kotë gjithsesi nëse besojnë se mund t’i ndalin mendimet ndonjëherë. Ta harrojnë. Kanë mbijetuar kohë edhe më të vështira.

E sa për qartësim, kritika ndaj njërës palë nuk do të thotë rreshtim me palën tjetër; e distancimi nga të dyja alternativat nuk është neutralitet – është refuzim i të dyjave. Pra ka rrugë të tretë. Sot jeni të refuzuar të gjithë për aktet që i bëni. Merreni si të doni; është e dhënë si kritikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.