Analisti politik, Lumir Abdixhiku ka folur rreth ndeshjes së sotme Shqipëri-Armeni, e cila do të zhvillohet rreth orës 18:00.
Ai ka thënë se pikërisht lojëtarët, të cilët po kritikohen, janë ata që na kanë sjellë deri te mrekullia gati. Sipas tij, sot jemi shumë afër drejt diçkaje shumë të madhe.
Ja postimi i tij i plotë:
“Kualifikimi për në Europian ka qenë vetëm pak vite më parë qëllim i largët; i paarrimë. Sot jemi veç një lojë larg.
Dhe të njëjtit lojtarë, i njëjti trajner – që kritikohen sot edhe nga të tillë që as rregullin e ofsajdit nuk e dinë mirë – na kanë sjellë në prag të mrekullisë. Në prag pra të shkuarjes direkte nga një grup jashtëzakonisht i rëndë. Sot jemi afër bërjes së hapit tjetër të madh në futbollin tonë. Jam në pritje të këtij momenti që prej se di për futboll.#kuqezi ??”