Analisti Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka shkruar lidhur me “Rastin e APEX-ave” ku ka thënë se ky rast është hedhur poshtë nga gjyqësia jonë për shkak se akuzës i ka skaduar afati i trajtimit.
Lexoni postimin plotë:
“Rasti i APEX-ave” – një nga aferat më të përfolura për korrupsion e krim të organizuar në Kosovë, hidhet poshtë nga gjyqësia jonë për shkak se – besoni ose jo – akuzës i ka skaduar afati i trajtimit. Pra, thenë ndryshe, rasti nuk trajtohet më nga gjyqësia, sepse nuk është trajtuar nga gjyqësia. Çfarë paradoksi.
Shihni neglizhencën për rastet e forta këndej. Shihni se pse s’ka luftë ndaj krimit e korrupsionit tek ne. Shihni pse s’ka viza më pas, pse s’ka integrim, zhvillim e shtet për të gjithë. Si t’i besojmë më pas këtij sistemi të drejtësisë – në i thoshin ashtu – ne të zakonshmit e tjerë, qytetarë taksapagues të Republikës?