Lajmet e fundit

Abdullahu premton angazhim në PDK

Në selinë e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë, është bërë aderimi i strukturave të degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Partinë Demokratike të Kosovës.

Në një komunikatë nga PDK-ja thuhet se në këtë aktivitet ishin prezent strukturat drejtuese të degës së PDK-së në Podujevë, si dhe nga qendra.

Kryetari i degës së PDK-së në Podujevë, Muhamet Latifi iu ka dëshiruar mirëseardhje dhe ka shprehur gatishmërinë e të gjitha strukturave të degës për rrugëtimin e përbashkët në angazhimin për ndryshimin e qeverisjes në komunë.

“Partia Demokratike e Kosovës në Podujevë, tash e përforcuar edhe me aderimin tuaj, do të jetë alternativë e vërtet e qeverisjes së mirë në komunën tonë”, ka thënë Latifi.

Ndërsa Ismet Abdullahu i cili deri më tani ishte kryetar i degës së AAK-së në Podujevë ka theksuar përkushtimin e tij dhe të shumicës së aktivistëve të deridjeshëm në AAK, që të jenë krah i fuqishëm në PDK për të ndryshuar qeverisjen në Podujevë.

“Qytetarët e komunës sonë meritojnë të kenë një qeverisje më të mirë dhe më të përgjegjshme. Ne jemi të gjithë përgjegjës për t’i ofruar këtë komunës sonë. Andaj, unë besojë, se bashkërisht mund t’ia dalim këtij misioni. Vlerësojmë se Partia Demokratike e Kosovës ka potencialin për të ndryshuar gjendjen në komunën tonë dhe ne do të jemi krah i këtij ndryshimi”, ka thënë Abdullahu.

PDK njofton se në këtë parti kanë aderuar shumica iu kanë përgjigjur shumica dërmuese e anëtarëve të kryesisë së degës së kësaj partie, strukturat e forumit të |Gruas dhe Rinisë së AAK-së në Podujevë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.