Lajmet e fundit

Abramovich befason, kjo është e vërteta me Mourinhon

Pronari i Chelsea, Roman Abramovich, i tha futbollistëve të klubit londinez, të cilët nuk janë paraqitur në nivelin e duhur gjatë këtij sezoni, se ai nuk donte të shkarkonte trajnerin Jose Mourinho.

Miliarderi rus ia komunikoi diçka të tillë lojtarëve “blu”, gjatë vizitës që bëri, të premten pasdite, në qendrën stërvitore të Cobham, ndërkohë që ekipi po stërvitej për herë të parë pa “Special One”.

Roman Abramovich ishte i pranishëm në stërvitjen e Chelsea Abramovich zbriti në fushën stërvitore për të ndjekur stërvitjen e kampionëve, një ditë pas shkarkimit të trajnerit Mourinho dhe pak pasi portugezi u takua për herë të fundit me lojtarët, duke i falënderuar për punën.

Abramovich ishte edhe vetë në fushën e lojës, duke ndjekur përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Sunderland në “Stamford Bridge”, ku skuadra do të drejtohet nga Steve Holland dhe Eddie Newton.

Roman Abramovich duke biseduar me futbollistin Ivanovic Abramovich mbajti një fjalim të shkurtët në rusisht përpara futbollistëve të tij, përpara se të përkthyesi t’i tregonte thelbin e fjalëve.

Abramovich, i cili e shkarkoi trajnerin Mourinho, ditën e enjte, i tha haptazi futbollistëve se personalisht nuk donte të shkarkonte njeriun më të suksesshëm në historinë e klubit “blu”. Sipas pronarit vendimi ishte i pashmangshëm pas humbjes në nëntë në 16 ndeshje të luajtura në Premier Leauge.

Guus Hiddink u fotografua në aeroportin e Londrës Abramovich i tha futbollistët se ky ishte një fillim i mirë dhe priste një përmirësim të menjëhershëm, në pritje të emërimit të trajnerit të ri. Me të gjitha gjasat skuadra do t’i besohet holandezit Guus Hiddink, i cili ka udhëtuar drejt Londrës.

Chelsea është vetëm një pikë mbi rënien nga kategoria dhe është eliminuar në Kupën e Ligës. Në Champions League, “blutë” janë kualifikuar për në 1/8-t e finaleve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.