Ministri dhe zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, thotë se opozita e ka tani kohën e fundit që të reflektojë për dëmet që ia ka shkaktuar dhe po ia shkakton Kosovës.
Në emisionin “Monitor” të RTK-së, Abrashi ka thënë se opsioni i opozitës janë zgjedhjet, por se edhe do të shqyrtohej ky opsion, atëherë sërish do të fitonin partitë në pushtet dhe do të krijohej koalicioni i madh.
“Ne duhet të largojmë kulturën e bllokimit të institucioneve nga grupet e vogla të instrumentalizuara ndoshta edhe nga jashtë. Opozita e ka kohën e fundit të reflektojë për dëmet që ia ka bërë Kosovës. Një prej opsioneve të tyre janë zgjedhjet, por unë mendoj se me zgjedhje do të jemi njëjtë. Do të jemi në një gjendje kur prapë ne do të formojmë qeverinë dhe prapë ndoshta një grup i vogël do t’i bllokojë institucionet”, ka thënë Abrashi në RTK.