Lajmet e fundit

Abrashi fajëson Qeverinë e Hashim Thaçit (Video)

Arban Abrashi zgjodhi ditën e vikendit për me raportue punën njivjeçare të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, prezantimin e të cilës e filloi tu’ fajësue qeverinë e mahershme.

Ai përmendi edhe vizitën e tij të parë në qendrat për punësim, në të cilat asht shokue nga numri i punëkërkuesve.

T’u argumentue papërputhshërinë e shifrave të punëkërkusve prej 90 mijë vetave, derisa totali i votuesve në Prishtine asht 170 mijë, Abrashi demantoi edhe raportet e statistikave të ndryshme në Kosovë për numrin e punëkërkuesve, sepse simbas tij, ajo asht listë pasive e trashëgueme që nga mbaslufta.

Prandaj, tha ai, janë ndërrmarrë hapa për me krijue softverin për regjistrim real.

Por Abrashi s’u mjaftue me këtë sukses. Ai tha se janë punësue 15 mijë persona e janë ndërtue qendrat e aftësimit profesional.

Sukses e quejti minsitri edhe largimin e familjeve nga asistenca sociale, nga përfitimi i pensionit edhe mbas vdekjes së pensionistit, rritjen e pagës për asistencë sociale, veteranë e invalid të luftës, subvencionimi i energjisë elektrike për asistentët social, miratimin e projektligjit për aftësim profesional etj

Abrashi tha se mbetet sfidë rritja e numrit të inspektorve, respektimi i Ligjit të Punës për të cilin tha se deri tash inspektorët kane inicue procedura veç në shkallë rreziku, por me sistemin që ka me u krijue për denoncimin e shkeljeve në mënyre anonime, si dhe pushimi i lehonisë.

Abrashi iu përgjigj edhe pytjes për përmbushjen e premtimit te kryeministrit për punësimin e 20 mijë personave, tue thnë se kjo arrihet nëse ka stabilitet politik, sepse simbas tij duhet me krijue siguri për investitorët.

https://www.youtube.com/watch?v=Kkzrk1oojKo

Leave a Reply

Your email address will not be published.