Ministri Punës dhe Mirëqenies Sociale, njëherësh edhe zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi ka thënë se pensionet bazë do të jenë 158 euro për sëcilin kontributdhënës, ndërsa vlerëson se synimi është ta rrisin rreth 240 euro, transmeton gazetablic.com
Shkrimi i plot i Arban Abrashit në Facebook:
Pensioni kontributdhënës bazë do të jetë 158 euro
Me qellim të implementimin të plotë të Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, sot Qeveria miratoi propozimin i cili përcakton që baza e pensionit kontributdhënës të jetë 158 euro. Mbi këtë bazë do të kalkulohet pensioni sipas koeficienteve të bazuar në kualifikimet (edukimin) e pensionisteve kontributdhënës.
Kualifikimet ndahën në kategoritë: edukim fillor, edukim i mesëm, edukim i lartë dhe edukim Universitar.
Bazuar në këto kategori, pensioni kontributdhënës bazë do të jetë 158 euro dhe më të lartin synojmë të arrijmë rreth 240 euro.
Pensionistët do të ftohen që të sjellin dëshmite e tyre mbi kualifikim përkatesisht edukimin e tyre, nga data 18 janar 2016 deri më fund shkurtit 2016, ndërsa pagesat e pensioneve do t’i marrin në menyrë retroaktive nga data 01 janar 2016.