Qeveria e Kosovës për pensionistët kontributdhënës parashikoi një rritje prej rreth 24 milionë euro në projektbuxhetin për vitin 2016. Por Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi thotë se për rritjen e pensioneve duhet vota e deputetëve në miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.
“Sa i përket pensioneve posasaqërisht pensioneve kontributdhënëse ne duhet të kalojmë buxhetin në Kuvend në mënyrë aq ai të aplikohet nga janari i vitit të ardhshëm. Ne shpresojmë që Kuvendi dhe deputetë do të shohin rëndësinë e këtij projektbuxheti i cili prek shtresa të ndryshme të qytetarëve të Kosovës, ka një theks të veçantë tek shtresa sociale tek pensionistët, tek asistenca dhe nuk do të ndërhynë në atë seancë por do ta miratojnë me vërejtjet të cilat mund t’i kenë. ”, tha Abrashi për televizionin Rrokum.
https://www.youtube.com/watch?v=MMQ0fdgRsgA