Këngëtarja Adelina Emini për ata që nuk e dinë është një ekonomiste e shkëlqyer. Ndryshe nga sa jemi mësuar këngëtarët të mos kenë të kryer ndonjë fakultet, Adelina ka kryer ekonomikun me dhjetëshe dhe është shpallur studente e dalluar.
Ajo ka përfunduar edhe masterin, kurse aktualisht vijon studimet për doktoraturë. Adelina sapo ka nisur një punë të re, një përvojë e re për të, si ligjërues në kolegjin privat UBT.
Në fotot që ajo ka publikuar në facebook shihet se sa është e përkushtuar në punën e re, si dhe po sjellë një frymë të je në ligjërim, e që është shumë i nevojshëm për studentët, transmeton vipstar.info.
Adelina ka shumë për të dhënë, është premtuese si në muzikë, apo edhe në fushën e ekonomisë.