Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Adem Salihaj, ka vlerësuar se situata politike në vend është plot tensione e mosmarrëveshje dhe lufta mes subjekteve politike po zhvillohet me inate.
Në një intervistë të dhënë për Gazetën Blic, Salihaj ka theksuar se partitë opozitare, VV, AAK dhe NISMA, përveç fjalëve, bllokimit të Kuvendit dhe protestave të dhunshme, s’kanë ofruar asnjë argument lidhur me atë, që siç thonë ato, Demarkacioni i sjellë dëm shtetit të Kosovës. Përkundrazi, sipas tij, këtë gjë e kanë argumentuar vetëm dy persona: profesori Florim Isufi dhe Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi.
Salihaj më pas, ka shprehur pikëpamjet e tij për zhvillimet aktuale politike. Ashtu si ai është shprehur, zgjidhja e ‘telasheve’ bëhet vetëm duke u ulur në një tavolinë e duke biseduar bashkërisht për ta gjetur zgjidhjen, kurse prerazi ka pohuar, se nuk ka zgjidhje vetëm në stilin e partive opoziare.
Intervisten e plotë, mund ta lexoni më poshtë:
Gazeta Blic: Fillisht na intereson të dimë se si e komentoni situatën politike aktuale në vend?
Adem Salihaj: Situata politike është plotë tensione e mosmarrëveshje. Për fat të keq po vazhdon situata e barrikadimit dhe bllokimit të institucioneve. Lufta në mes subjekteve politike është e mbrujtur me plotë inate dhe me mungesë të vullnetit për të biseduar dhe për të bërë kompromise.
Gazeta Blic: Opozita ka paralajmëruar protestë me 28 nëntor, datë kjo që sipas tyre pritet të këtë mas të madhe të qytetarëve, a do të lëshoj pe kryeministri në këto rrethana, në lidhje me marrëveshjet e arritura në Bruksel, të cilat janë duke i kundërshtuar opozita?
Adem Salihaj: Kryeministri Isa Mustafa ka lëshuar pe dhe e ka hapur mundesinë e rishikimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirin me Malin e Zi. U ka bërë ftesë partive të opozites që të japin kontribut në aspekt. Kjo marrëveshje në fakt as që ka efekte juridike,pra nuk hyn në fuqi pa u ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Duhet theksuar se opozita deri me tash, përveç fjalëve, bllokimit të Kuvendit dhe protestave të dhunshme,nuk ka ofruar asnjë fakt relevant lidhur me çështjen e demarkacionit të kufirit. Deklarimet e blegëtorëve në kohet tona moderne nuk përbejnë një argument të mjaftueshem. Sot ejzistojne numër i madh hartash ,me të cilat mund te argumentohet vija kufitare. Të vetmet fakte bindese deri me tash i ka sjelle profesori Florim Isufi dhe profesori dhe deputeti i LDK-së Shpejtim Bulliqi. Sa i përket marrëveshjes se Asociacionit apo Bashkësisë se Komunave me Shumicë Serbe,në duhet ta presim mendimin e Gjykatës Kushtetuëse. Pas kësaj mund të veprojmë. Unë disa herë e kam shprehur mendimin se kjo marrëveshje ka aspekte problematike , sepse ka kompetenca dukshem më të mëdha se sa Asociacioni i Komunave të Kosovës. Sa i perket protestes se opozites,ajo ka paralajmëruar një proteste paqësore për Ditën e Flamurit,vetëm sa për ta shënuar ketë festë në mënyrën e saj dhe për ta treguar fuqine me numrin e pjesëmarresve.
Gazeta Blic: Për ju si deputet, cila është zgjidhja në një situatë të tillë?
Adem Salihaj: Zgjidhja është të ulja në tavolinë për të biseduar dhe për ta gjetur zgjidhjen bashkarisht. Nuk ka zgjidhje ne stilin “ose krejt siç themë une,ose ne e bejmë këtë ose atë”. Ky qendrim nuk çon të zgjidhja. Lidhur me marrëveshjen e demarkacionit të kufirit u hap mundesia e rishikimit,kështu që qendrimi refuzues i opozitës është i parsyeshem. Shpresoj se do të krijohen rrethanat dhe kushtet e përshtatshme qe edhe Marrëveshja për Bashkësine e Komunave me Shumice Serbe të rishikohet dhe rinegociohet.
Gazeta Blic: Kryesia vendosi që të therret seance në javen e ardheshme, a do të jetë në Kuvend LDK-ja?
Adem Salihaj: Po,LDK-ja do të jetë gjithsesi në kuvend, aty është vendi ku duhet ti debatojmë çështjet dhe ti marrim vendimet.
Gazeta Blic: Opozita po thotë se këto marrëveshje Janë në demë të Kosovës, kush është gabim në qendrime këtu? Opozita kundërshtuese apo pozita?
Adem Salihaj: Gabime mund të këtë edhe të pozita ,edhe të opozita. As unë,por besoj as shumica e deputetëve nuk janë te interesuar ti votojnë marrëveshjet që mund të jenë në demë të Kosovës. Por,ne duhet të ulemi , me gjakftohtësi ti analizojmë ato marrëveshje dhe ti marrim vendimet e duhura. Këto vendime mund ti marrë vetëm Kuvendi i Kosoves,pas një debati të hapur e gjithpërfshirës.