Lajmet e fundit

Administrata e komunës së Skenderajt në grevë

Administrata e Komunës së Skenderajt nga e hëna nuk do të kryejë asnjë shërbim për qytetarët, pasi kanë nisur grevë urie në shenjë solidarizimi me kryetarin Sami Lushtaku.

Vendimi është marrë një ditë më parë në një mbledhje të jashtëzakonshme të kësaj komune.

“Të gjithë punëtorët janë në vendet e tyre të punës, por janë ndërprerë të gjitha shërbimet me qytetarë”, ka thënë zëdhënësi i komunës Hajriz Koci, raporton ARTA.

Ai ka theksuar se greva do të vazhdojë derisa institucionet e tjera relevante të reagojnë “karshi shkeljes së rëndë siç tha ai që po i bëhen kryetarit Sami Lushtaku. Ai ka theksuar se greva solidarizuese është hapi i parë i shprehjes së pakënaqësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.