Dhjetëra punëtor të administratës së Kuvendit dhe presidentes e kanë lëshuar vendin e punës, pasi siç i kanë thënë KosovaPress-it, opozita kanë lëshuar gazin lotsjellës në zyret e tyre.
Ndërkohë për rreth Kuvendit shihet një numër i madh i policisë së Kosovës.
Me gaz lotsjellës janë sulmuar disa pjesë të ndërtesës se Kuvendit duke përfshirë edhe zyrën e Kryeparlamentarit.
Deputeti i VV-së, Fisnik Ismajli, ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se në zyrën e kryeparlamentarit Veseli, siç ka thënë ai, “ka plasur gaz lotësjellës”.