Lajmet e fundit
Administrata pezullon mësimin në Burgun e Lipjanit

Administrata pezullon mësimin në Burgun e Lipjanit

Mungesa e normave të veçanta për mësimdhënësit ka shtyrë Komunën e Lipjanit të ndërpresë mësimdhënien për nxënësit e mitur në Qendrën Korrektuese.

Ndonëse mësimi në burg kishte nisur vite më parë, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se përderisa Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Arsimit nuk lejojnë norma të veçanta për nxënësit në Qendrën Korrektuese, kjo komunë e ka të pamundur të dërgojë punëtorë arsimorë atje.

“Është një problematikë me të cilën jemi ndeshur gjatë gjithë vitit. Kemi kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe nga Ministria e Arsimit të lejohen norma të veçanta për nxënësit në Qendrën Korrektuese të Lipjanit. Sepse në fakt, numri i punëtorëve arsimorë nëpër komuna përcaktohet në bazë të nxënësve në komuna dhe bazuar mbi numrin e nxënësve nxirren edhe normat”, ka thënë Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.