Gazetari i njohur, Adriatik Kelmeni, ka komentuar thirrjet e fundit që po iu bëhen qytetarëve, si nga Qeveria, ashtu edhe nga Opozita, shkruan Gazeta Blic.
Ai ka thënë se, sikurse thirrja e Qeverisë, për të qëndruar sa më larg turmave të njerëzve, gjë që Opozita e quajti si pretekst për të mos lënë qytetarët te dalin në protesta, ashtu edhe arsyetimi i kësaj të fundit, janë më të zeza se tjetra.
Shiko postimin e tij të plotë:
Qeveria po apelon që të shmangen tubimet e qytetarëve nga rreziku i sulmeve terroriste.
Opozita po thotë se kjo është propagandë e qeverisë kundër manifestimit opozitar.
Secili nga këto opsione më i zi se tjetri.
E populli – populli një dele konfuze në mes!
#TëLumtëNePërVete