Lajmet e fundit

Aeroplani i Air France detyrohet të aterojë pas alarmit për bombë

Një aeroplan i llojit Boeing 777 i kompanisë ajrore Air France është detyruar të bëjë ulje emergjente në Keni për shkak të dyshimeve për një bombë.

Ky aeroplan po fluturonte nga Mauritius në Paris, ndërsa ka ateruar në aeroportin e Mombasa dhe është kontrolluar nga autoritet e atjeshme.

Në aeroplanin në të cilin po udhëtonin 459 pasagjerë u dyshua për një bombë që ishte parë në tualet. Sipas përshkrimit të pasagjerëve ajo është dukur si një orë e montuar për një kutie, transmeton Klan Kosova.

Pas alarmimit të pasagjerëve thuhet se piloti u detyrua që të aterojë, ndërsa bomba ishte e rrejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.