Lajmet e fundit

Afganistan, talebanët sulmojnë një zonë diplomatike

“Sulmi i talebanëve nuk ishte kundër amabsadës spanjolle në Afganistan”. Kështu është shprehur kryeministri spanjoll për sulmin që talebanët zhvilluan në një zonë diplomatike afër ambasadës spanjolle ku u vranë 9persona.

Një autobombë e fuqishme e më pas një betejë me të shtëna me forcat e sigurisë, ka rikthyer terrorin taleban në distriktin diplomatik në Kabul të Afganistanit. Në shënjestër përfundoi një bujtinë që priste të huajt, afër abasadës së spanjës, në lagjen rezidenciale të Sherpur.
Sipas bilancit të ministrisë së brendshme afgane bëhet fjalë për të paktën 9 viktima, të cilët janë 3 policë afganë, 2 agjentë spanjollë, 1 civil dhe 3 atentatorët. Ndërsa bëhet e ditur se 7 civilë të plagosur u transportuan për në spitalin e emergjencave.
“Sulmi i talebanëve nuk ishte kundër amabsadës spanjolle në Afganistan. Siç kanë njoftuar edhe vetë talebanët, objektivi i tyre ishin disa bujtina afër selisë tonë diplomatike”, ka thënë kryeministri spanjoll Mariano Rajoy.
“Lufta është akoma në zhvillimi”, kanë bërë të ditur talebanët duke marrë përsipër sulmin e drejtuar kundër “pushtuesve”, siç i kanë cilësuar ata diplomatët e huaj.
Ky ishte atentati i dytë brenda 3 ditëve. Të martën e kaluar guerrilasit talebanë sulmuan aeroportin ndërkombëtar në Kandahar në jug të afganistanit. Sulmi zgjati 27 orë dhe u vranë rreth 50 persona. (abc news)

Leave a Reply

Your email address will not be published.