Lajmet e fundit

Agim Bahtiri bënë bashkë Ramush Haradinajn dhe Lutfi Hazirin

Pas krizës nëpër të cilën po kalon Kuvendi i Kosovës, ku për pasojë janë acaruar shumë raportet mes pozitës dhe opozitës, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka filluar një iniciativë për të këto dy palë.

Në këtë foto të bërë para pak minutash dhe të siguruar nga Veriu.info, shihen Agim Bahtiri, Ramush Haradinaj dhe Lutfi Haziri në një takim që kanë zhvilluar sonte në Gjilan.

Mësohet se kryetari i Mitrovicës ditëve në vazhdim do të zhvillojë edhe disa takime tjera që kanë për qëllim normalizimin e raporteve në mes të pozitës dhe opozitës.

Ndryshe, Bahtiri mbrëmë publikisht iu ka bërë apel të dyja palëve që të ulen në tavolinën e bisedimeve, sepse ka thënë që zgjidhja e vetme është dialogu mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.