Kryetari Mitrovicës Agim Bahtiri shprehet i bindur se punimet në revitalizimin e urës që do të kurorëzohen me heqjen e barrikadës mbi urën e lumit Ibër do të fillojnë në ora 16:00.
Deklaratën rreth kësaj çështjeje, Bahtiri e bëri në emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të ‘Radio Dukagjini’-t.
“Po e pres orën 16:00. Njëherë e përgjithmonë çështja e urës nga sot do të merr zgjidhje. Këtu nuk ka dilemë. Një million përqind jam i bindur se punimet do të fillojnë dhe ne e kemi respektuar afatin 48 orësh që na është kërkuar”, ka deklaruar Bahtiri.
Bahtiri ka konfirmuar se rreth kësaj teme, në orën 12:00 sot do t’i pres në takim deputetët e Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri, Ahmet Isufi, Glauk Konjufca dhe Enver Hoti.