Është zhvilluar sot në Gurrakoc të Istogut një aksion për të zënë të shumëkërkuarin Agim Medani. Por, Policia nuk kanë arritur ta zë, të dyshuarin për një varg krimesh në Shqipëri dhe Kosovë.
Mësohet se ditë më parë, Madani është parë në pjesën periferike të qytetit të Pejës, të quajtur Zatra.
Madje, ai i ka kërkuar një taksisti që mbetet i paemëruar, që t’i blejë samun me qebapë, transmeton Telegrafi.
Ish-pjesëtari i njësisë speciale “Brisku”, ka dalë nga një pjesë e errët dhe ka ndaluar taksinë për t’ia kryer këtë shërbim.