Policia e Kosovës po vazhdon edhe sot aksionin për kapjen e të shumëkërkuarit Agim Medani nga Shqipëria.
I rrezikshmi që tashmë nuk po mund të bie assesi në duart e policisë, po thuhet të jetë në Gurrakoc të Istogut.
Mësohet se i dyshuari ndodhet aty, prandaj edhe aksioni i policisë është fokusuar në atë fshat.
Mediat raportojnë se aksioni ka nisur qysh në mëngjes, si vazhdë e aksioneve të mëhershme por të pasuksesshme për kapjen e Medanit.