Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu i ka uruar sukses iniciativës së deputetit të PDK-së, Rrustem Mustafa që partia e tij ta merr timonin e Qeverisë.
Veliut i është dukur interesante ideja e Mustafës që të bëhet ndryshimi në Qeveri.
“Unë i uroj sukses në këtë far iniciative. Po më duke shumë interesante kjo inivciativ në këtë moment dhe nuk e di, me sa e di unë, Qeveria është duke funksionuar shumë mirë, por problemet janë në Kuvend, ku nuk po funksionon ashtu si duhet, po funksionin me vështirësi”, ka thënë Veliu për Indeksonline të hënën pas dite.
Veliu ka komentuar edhe mos mbajtjen e seancës, duke kërkuar nga kryetari i Kuvendit që të krijojë kushte për tu mbajtur seanca e rregullt.
“Si kryetar i Kuvendit, ai duhet të krijojë kushte që të mbahen seancat e Kuvendit ashtu sikurse kërkohet”.
Sipas Veliut, Qeveria që nga dita e parë është duke punuar nën presion duke konsideruar se nuk ka arsye të ndërrohet.
“Qeveria prej ditës së parë është duke punuar nën presion, diçka që s’ka ndodhë me asnjë Qeveri të mëhershme. Nuk është pritur asnjë ditë, ashtu si është një rregull çdo kund të bot, që në fillim i jepet kohë, mirëpo këtu ka ndodhë diçka, si një lloj përjashtimi, sepse Qeveria prej ditës së parë është përball me një presion të jashtëzakonshëm. Sigurisht që ka pasur probleme, por Qeveria ka dhënë sinjal se duhet të orientohemi nga punët që janë të dobishme, sesa të merremi me probleme që nganjëherë janë të pa qena dhe të kota dhe bëhen për interesa të personale” ka thënë Veliu për Indeksonline.
Sot gjatë ditës deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa dha një deklaratë duke thënë se Qeveria duhet t’i kalojë partisë së Hashim Thaçit, duke konsideruar se Qeveria nuk është shumë dinamike.