Lajmet e fundit

Agim Veliu ka harruar se po vjen Viti i RI (FOTO)

Shpend Ahmeti, vitin e kaluar, duke dhënë arsyetime banale, kishte vendosur të mos e dekoronte Kryeqytetin.

Gjendja prej vitit të kaluar e deri tash s’ka ndryshuar. Por, sivjet Ahmeti ka vendosur t’i shpenzojë 67 mijë euro për ta ndriçuar Prishtinën.

Ndërkohë, është një komunë tjetër, 35 kilometra larg Kryeqytetit, e cila s’ka vendosur asnjë dritë për kremten e Vitit të Ri.

Ndoshta, se Kryetari i kësaj komune, Agim Veliu, jeton në Prishtinë dhe s’e ka parë të arsyeshme ta dekoroi qytetin, në të cilin fiton edhe pa balotazh.

Gazetari Arton Mulliqi ka publikuar disa foto ku shihet zymtësia e qytetit.  Aty ka thënë se në Podujevës s’ka asnjë shenjë se kanë ardhur festat e fundvitit.

“Ne prag te festave te fundvitit kur pothuajse te gjitha qytetet ne Kosove,natyrisht edhe me gjere jane stolisur per te pritur ndrrimin e moteve dhe festat e tjera,komuna e Podujeves as ere feste nuk ka. Cdo justifikim per kete neglizhence eshte i pa qendrueshem. Me veprime te tilla po shendrrohemi ne njerez depresiv”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.