Komunës së Podujevës, Agjencia Kundër Korrupsionit ia ka rekomanduar që një tender ta kthen mbrapsht me arsyetimin se ka bërë shkelje ligjore që lidhen me ligjin e prokurimit.
Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza përgjatë lumit Dumnica”, ku AKK-ja jep një varg arsyesh që Komuna e Podujevës ka bërë shkelje dhe nuk mund të vazhdojë me këtë tender, .
“Agjencia Kundër Korrupsionit ka identifikuar se Komuna e Podujevës, si autoriteti kontraktues, gjatë përpilimit të dosjes së tenderit nuk ka dhënë vëmendjen e duhur, ku edhe janë bërë disa shkelje që bien ndesh me legjislacionin për Prokurim Publik”, thuhet në arsyetimin e AKK-së që e posedon Indeksonline.
AKK e konsideron në shpërputhje me ligjin kërkesën e autoritetit kontraktues për Operatorin Ekonomik.
Në fakt Komuna e Podujevës i ka kërkuar operatorit ekonomik që të ketë qarkullim 500 mijë euro për tri vitet e fundit, mirëpo këtë kërkesë e ka cilësuar si jo në rregull AKK-ja.
“Autoriteti Kontraktues me kërkesën për qarkullimin prej 500 mijë euro ka kaluar kufizimin sipas Udhëzimit Administrativ 02/2014. Udhëzimi përkufizon se Autoriteti Kontraktues mund të kërkoj qarkullim financiar për tre vitet e fundit shumë të caktuar e cila nuk duhet të kaloj dy herë vlerën e parashikuar të projektit”, thuhet në arsyetimin e AKK-së.