Boshti famëkeq LPK (SHIK) -Demaq-Qosja-Bukosh
Koha po rrjedhë shumë shpejtë dhe dita kurë do të votohet për Presidentin e Republikës së Kosovës po afrohet. A thua vallë a do të jenë në nivelin e detyrës së shenjtë deputetet e parlamentit të Kosovës, e në veçanti ata të LDK-së që Kosovës t’ia japin një President që e meriton populli i sajë. E them detyrë e shenjët sepse vota e elektoratit është gjëja më e shenjtë në demokraci, andaj ajo ashtu siç është, duhet respektuar me çdo çmim. Kohëve të fundit janë shtuar zëra të kobshëm e sidomos nga ata të koalicionit qeverisës se me doemos president i Kosovës do të jetë Hashim Thaçi, figura më kontraverse, më përçarëse dhe më kriminale që ka njohur historia më e re e Kosovës. I ardhur nga nëntoka i një organizate politike leninisto-staliniste, e cila nga faktet që tani po dalin dyshohet se krerët kryesorë të sajë ishin regrut të shërbimeve famëkeqe anti-Shqiptare si KGB-së, UDB-së si dhe shërbimeve franceze dhe greke.
Dalja e Hashim Thaçit nga nëntoka nga një figurë që pak kush e njihte, dhe ardhja e tij në krye të drejtimit të luftës, forcon dyshimet se njëri nga këto shërbime e përgatiti dhe e hodhi si xhokerin e tyre, nëpërmjet të cilit do të realizonin interesat e tyre dhe më së paku të shqiptarëve. Të gjitha ngjarjet tragjike që ndodhën nga guerilja shqiptare, në luftën e hapur në Kosovë dhe në territorin e Shqipërisë, si dhe pas lufta e deri më sot, nuk ishin rastësi, por skenare të përgatitura mirë nga këto shërbime që të vetmin qëllim kishin përçarjen dhe shkatërrimin e qenies Shqiptare.
Gjithashtu luftë e ashpër e këtyre shërbimeve ishte kundër projektit Shqiptaro- Amerikan dhe aleatëve Europian për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Sulmet e ashpra ndaj Presidentit Rugova, që ishte figura më e besueshme e Amerikanëve dhe tek i cili shihej e vetmja mundësi e realizimit të projektit kombëtar, ata e shpallnin tradhtarë dhe madje kërkonin dënimin e tij me vdekje. Vrasja e figurave kryesore të LDK-së, përçarja e luftës duke i vrarë figurat kryesore të vijës institucionale, ndarja e Mitrovicës, shkatërrimi i arsimit, i ekonomisë, shëndetësisë, vjedhja klasike e pasurisë shoqërore, ishin disa nga objektivat kryesore të këtyre shërbimeve që i realizuan dhe po vazhdojnë ti realizojnë përmes këtyre agjentëve që në momente të caktuara kanë mundë ti rekrutojnë. Të gjitha këto veprime shkatërruese dhe sabotuese të këtyre shërbimeve anti-shqiptare qëllim kryesor kishin dështimin e projektit shqiptaro-amerikan me aleatët europian. Koalicioni famëkeq PDK-LDK dhe ardhja në maja të pushtetit në Kosovë të këtyre agjentëve ishte vazhdimësia e shkatërruese e këtij projekti. Këmbëngulësia e boshtit famëkeqe LPK (SHIK) -Demaq-Qosja-Bukosh (Mustafa) që me ç’do kusht Hashimi të vije si president i Kosovës është dëshmia më e mirë se të gjithë këta ishin dhe vazhdojnë të jenë agjentët më famëkeq të shërbimeve anti Shqiptare dhe se me ç’do kusht tentojnë ta pushtojnë edhe vendin e Presidentit, dhe pastaj do e rrumbullakojnë pushtimin definitivë të të gjitha institucioneve vitale të shtetit. Nëse këtë objektivë e arrijnë atëherë edhe skenari famëkeq i dështimit të projektit Shqiptaro-Amerikanë do jetë shumë afër realizimit. Deputetët e Parlamentit të Kosovës e sidomos ata të LDK-së nuk guxojnë ta lejojnë që në krye të shtetit të vije një agjent që vetëm shkatërrim i solli vendit. (Shqiptari.eu) Shkruan: Saim Tahiraj