Drejtori i Institutit GAP, Agron Demi e ka kritikuar paraqitjen e Hashim Thaçit në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova. Ai në një shënim në Facebook ka ironizuar me mënyrën se si Hashim Thaçi u bë ekspert edhe i forenzikës.
Ky është shënimi i tij i plotë:
CSI: Prishtina
Kur një ministër i punëve të jashtme, bëhet edhe ekspert i forensikës, në një studio televizive e cila ja ofron skenën e aktrimit, ku dëgjon edhe aso demagogjish ekstreme si ajo se “demarkacioni me Malin e Zi i plotëson standardet evropiane!
Koxha skena makabre jemi duke pa prej liderëve të partive: njëri luan ekspertin e forensikës, tjetri pas një shishe raki në parlament shkon u premton hoxhallarëve rroga prej shtetit, njëri hedh gaz lotsjellës, e ai që e mban pozitën e kryeministrit…spo di kah me ja nisë.