Ahmet Isufi, nenkryetar i AAK, tha ne emisionin Rrokum Roll se “kjo tregon çfare institucioni kemi – te kapuna nga shteti. Shteti keto institucione i perdore derisa i duhen”.
Ky ishte komenti i deputetit te AAK Ahmet Isufit rreth çashtjes se njihere u tha qe marreveshja e Asociacionit s’asht per Kushtetuesen, e mandej e njejta gjykate solli vendim per te.
“Kjo Qeveri sa ma shpejte duhet me shkue, per me pase stabilitet e funksionim te institucioneve”, ishte i bindun Isufi.
“Të dy marreveshjet duhet me u terhek per me vazhdue funksionimi i shtetit”, apeloi Isufi.
“Në marreveshje thuhet se palet s’kane me bllokue njana tjetren ne rruget per n’Europe, e Serbia vazhdimisht na ka bllokue. Diplomacia e Kosoves asht e mbushun me militante, te cilet nuk marrin vesh ne diplomaci”, tha Isufi tue bisedue rreth procesit për anetaresim n’UNESCO.
“Kemi nderhymje te Serbise ne territorin e Kosovës, dhe jonormalizim te marredhanieve mes dy shteteve”, tha nder tjera Isufi, sepse, simbas tij, “ne dialog asht precizue se Serbia edhe me buxhet ka me qene prezente ne Asociacionin e komunave”.
“I vetmi post qe asht funksional asht posti i Kryeministrit, po s’po dihet cili asht kryeministri, a Isa a Hashimi”, kontestoi Isufi.
“Perpos krizes politike, kemi edhe krize morale. Politikanet tane s’dalin me kerkue falje per çashtjet qe s’kane muejt me i ba”, vleresoi Isufi.
“Ata mendojne se kur jane mire vete, krejt Kosova asht mire, po qytetari tregon se gjendja asht shume e rande, sepse 100 mije qytetare kane ike nga vendi”, tha Isufi.
“S’mundesh pa i krye punet e shpise me i thane tjetrit se je mire, ma mire asht me qene mire se sa me u doke mire”, tha Isufi rreth situates se krijueme ne keto kohe.
https://www.youtube.com/watch?v=-N41srvVyGM