Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahemti, njëherit anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka cilësuar si shkelje të Kushtetutës vendimin që deputetëve të mos u lejohet hyrja në Kuvend gjatë ditës së sotme.
“Me tentu me ja ndalu deputetit me hy në Kuvend është shkelje e Kushtetutës, neni 11. Lere në atë ndërtesë, po deputeti ka të drejtë të hyjë në çdo ndërtesë të institucioneve të Republikës së Kosovës pa pengesë sepse është sovran”.
“Ky vendim veçse i ka vendosë në vështirësi punëtorët e sigurimit që duhej ta shkelnin kushtetutën. Me u fsheh skutave e me i shti punëtorët me e shkel kushtetutën e me shkaktu incidente nuk i bën nder askujt”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.