Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ashtu siç kishte premtuar, ende vazhdon të shkoj në punë me autobus urban.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook, i ka bërë thirrje ministrit Abdullah Hoti që të dal në autobusë dhe të nënshkruaj garancionin për blerjen e 51 autobusëve urban.
“Për çdo cent të shpenzuar në transport publik krijojmë vende pune, kursejmë qindra euro për qytetaret (të cilët nuk përdorin makinat personale), dhe zvogëlojmë në mënyrë drastike ndotjen. Ministër, dil në autobusa pak dhe nënshkruaje garancionin”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.