Lajmet e fundit

Ahmeti Qeverisë: Mos merrni vendime që s’mund t’i zbatoni se e përdhosët këtë shtet!

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë, i cili e shfuqizoi vendimin e mëhershëm, sipas të cilit serbët e Kosovës nuk mund të hyjnë në vetëm me dokumente të Serbisë. Ahmeti në një shënim në Facebook ka theksuar se më mirë është që kjo qeveri të mos marrë fare vendime, që nuk mund t’i zbatoj as edhe një ditë të vetme. Sipas tij, me kët vendim po përdhoset dinjiteti i këtij shteti.

Reagimi i plotë:

Dje Edita Tahiri kishte deklaruar se qytetarët e Kosovës te nacionalitetit serb që kanë vetëm dokumente të Serbisë nuk do të mund të kalojnë kufirin sipas marrëveshjes në Bruksel të vitit 2011. Sot ai vendim u suspendua dhe natyrisht secili mund të kalojë pa kurfarë dokumenti të Kosovës.
As edhe një ditë të plotë spo munden me i mbajt vendimet shtetërore. Më mirë mos me marr vendime të tilla e mos me dal me deklarata se njëmend e kanë përdhosë krejt dinjitetin e këtij shteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.