Lajmet e fundit

Ahmeti: Si kryetar, kam takuar mijëra të papunë, të lodhur e pa shtëpi,

Duke renditur disa prej arsyeve që e shtyjnë të marrë pjesë në protestën e nesërme të opozitës, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë protestë.

Në llogarinë e tij në Facebook, kryetari Ahmeti tha se përpara se të jetë kryetar i Komunës ai është qytetar Republikës.

“Kjo qeveri pas shkeljeve te shumta të Kushtetutës vazhdon me injorancë, shpërfillje e kryeneqësi ndaj qytetarëve të Republikës”, ka thënë Ahmeti.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Ahmetit:

Para se të jem kryetar unë jam qytetar i Republikës. Si qytetar i kam parë dhe përjetuar tepër shumë padrejtësi. Si prind, nuk dua që fëmijëve të mi të ju mbetet një shtet gjysmak, me politikanë të korruptuar

Si kryetar, për dy vite kam takuar mijëra qytetarë: të papunë, të lodhur, pa sigurime, pa shtëpi, me të drejta të shkelura e të përbuzura nga qeveri të zhytura ne korrupsion e krim.

Kjo qeveri pas shkeljeve te shumta të Kushtetutës vazhdon me injorancë, shpërfillje e kryeneqësi ndaj qytetarëve të Republikës.

Prandaj nesër në ora 14:00 jam te Biblioteka për një jetë me dinjitet, për një jetë me barazi, për një jetë me zhvillim. Për Republikën!

Leave a Reply

Your email address will not be published.