Lajmet e fundit

Ahmeti: Vizita e Dikoviqit provokim për vendin

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar për vizitën e komandantit të ushtrinë serbe Dikoviq në Prishtinë, duke aluduar se është kriminel i dëshmuar lufte nën urdhrat e të cilit u kryen vrasje, dhunime e djegie në Kosovë.
“Dikoviqi është kriminel i dëshmuar lufte nën udhëheqjen e të cilit ushtria ka kry vrasje, dhunime, djegie gjithandej Kosovës. Kthimi i tij në Prishtinë në një ceremoni të nënshkrimit me KFORin është provokim i rëndë në një situatë tejet të ndjeshme”, thuhet në shkrimin e Ahmetit në facebook.
Ai përmes këtij postimi ka thënë se vizita e tij është provokim i rëndë në një situatë të ndeshje dhe ofendim për familjet e viktimave dhe ofendim për popullin e Kosovës.
“Ështê ofendim për familjet e viktimave dhe ofendim për gjithë popullin e Kosovës”
Lexo postimin e Ahmetit në facebook:
“Dikoviqi është kriminel i dëshmuar lufte nën udhëheqjen e të cilit ushtria ka kry vrasje, dhunime, djegie gjithandej Kosovës. Kthimi i tij në Prishtinë në një ceremoni të nënshkrimit me KFORin është provokim i rëndë në një situatë tejet të ndjeshme. Ështê ofendim për familjet e viktimave dhe ofendim për gjithë popullin e Kosovës”, ka shkruar Ahmeti në llogarin e tij në facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.