Lajmet e fundit

Ahmeti viziton qendra të mjekësisë familjare

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Arben Vitia, do të vizitojnë dy qendra të mjekësisë familjare dhe Qendrën e Studentëve në kryeqytet.

Së pari, në ora 10:00, ata do të vizitojnë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ku do t’i inspektojnë renovimet në këtë qendër dhe vendosjen e ashensorëve për pacientë që kanë vështirësi të ngjiten shkallëve.

Në ora 10:40, Ahmeti dhe Vitia do ta vizitojnë Qendrën e Studentëve, ku me drejtuesit e kësaj qendre do të bisedojnë rreth mundësisë së hapjes së një ambulance brenda Qendrës, për nevoja të studentëve.

Ndërkaq, në ora 11:30, do ta vizitojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Breg të Diellit, ku po ashtu do t’i inspektojnë renovimet dhe vendosjen e ashensorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.