Derisa opozita LVV, AAK dhe Nisma po tregohen vazhdimisht konstruktiv, qeveria ka humbur torruan duke shpifur gjithçka kundër opozite dhe në dëm të shtetit, duke stigmatizuar protestën gjithëpopullore dhe paqësore, duke bërë përpjekje për t’i dhënë asaj karakter terrorizues, që shpeshherë e përmend Daçiqi, tash së fundi po e ripërsërit Thaçi duke bërë një krahasim morbid me ISIS-in. Ka indikacione shqetësuese nga pjesëmarrësit e protestës se Thaçi dhe Kadri Veseli kanë infiltruar spiun të regjur të SHIK-ut në demonstratën gjithëpopullore të opozitës, aty ishin edhe “Plisat” dhe spiunët e SHIK-ut nga Mitrovica, “Torcida”, për të cilën thonë personat e afërt me ta se është parapaguar nga Kadri Veseli, duke kërkuar nga emisarët e tyre të kallin në flakë ndërtesën e qeverisë.
Dihet botërisht se ai që thirri “Allahu Ekber” është njeri i SHIK-ut, i cili punon në PTK, dhe kishte për qëllim të shtrembëronte mesazhin e protestës dhe t’i jepte asaj karakter anatemues. Bëhet e ditur nga dëshmitarët okular se po i njëjti është transferuar dhe larguar nga masa e elektrizuar me veturë të policisë. Policia ka pasur njohuri paraprakisht për rastin dhe ka heshtur dhe po heshtë akoma, edhepse janë bërë xhirime me kamerë, pra ky është instrumentalizim i drejtpërdrejt i policisë nga ana e SHIK-ut dhe qeverisë SHIK-iane. Të dhënat duhet t’i konfirmojë policia. Është çudi sesi shefi i ministrisë së jashtme del me të dhëna të paverifikuara, derisa kjo punë është e ministrisë së brendshme, nuk mund të pranohet arsyetim “për konsum të brendshëm”, derisa Thaçi është akoma në krye të piramidës së resorit më të rëndësishëm të shtetit, diplomacisë… Shkruan: Agim VUNIQI/ SHQIPTARI.EU