Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti e ka quajtur turp ndarjen e mirënjohjes për pjesëtarin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti.
“Askush më nuk ka dilemë se Kosova ka nivel shumë të lartë korrupsioni. Në vend se medalja më e lartë e policisë t’i takojë atyre që do të duhej të merreshin me luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit, i ndahet pjesëtarëve të njësisë speciale për rrahjen e qytetarëve. Turpi i botës”, ka thënë Dërguti, transmeton Indeksonline.
Por, është pikërisht Besart Ahmeti i cili u lëndua rëndë në protestën dhunshme të Vetëvendosjes më 27 janar të këtij viti. Besarti për pak sa nuk e humbi syrin pasi që u godit me një mjet të fortë në kokë.
Ja çfarë shkruante Ahmeti aso kohe:
Te nderuar
Ju pershendes dhe ju falenderoj te gjitheve per urimet tuaja.
Momentalisht po merrem me ceshtjen e shendetit tim dhe shpresoj se kjo gjendje do te kaloj shpejt, ju siguroj se do te kthehem dhe te vazhdoj te sherbej ne te mire te Kosoves, ne te mire te qytetarve te saj dhe kurdo qe te kene nevoj edhe ne te mire te atyre qe mua dhe te gjithe kolegeve te mi na shkaktuan lendime.
Mos harroni se ne u lenduam vetem fizikisht.
Mbani mend se morali yne nuk eshte zbehur dhe nuk do te zbehet kurr, ate ia kemi borgj vendit.