Vendimin e Gjykatës së Apleit pë t’ia vazhduar parburgimin deputetes së VV- së, Albulena Haxhiut, e ka komentuar edhe bashkaktivistja e saj dhe njëherit nënkryetarja e kuvendit, Aida Dërguti.
Dërguti komentet e saj i ka bërë në rrejtin social Facebook, ku ndër të tjera, ka thënë se Albulena nuk ka hedhur asnjëherë gaz në Kuvend.
Ky është reagimi i plotë i Dërgutit:
Gjykata e Apelit, e paska lene ne fuqi masen e paraburgimit per Albulena Haxhiu pasiqe po dyshohet per 3 vepra penale:
1. Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm – kur ka hedh ve mbi Isa Mustafen
2. Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare – kur e ka quajtur Kadri Veselin kriminel
3. shkaktim i rrezikut të përgjithshëm – kur ka derdhur uje me shishe mbi koken e Xhavit Halitit
Ata qe mirren me hetime, a i shohin xhirimet e seancave? A e kane pare qe Albulena asnjehere nuk ka hedhur gaz?
Sistemi i drejtesise i cili mirret me montimin e proceseve politike, nuk ka sesi te mirret me luftimin e korrupsionit dhe krimit te organizuar.
Ama ne ju themi: kohet e liga si kjo e tyrja kalojne, por #Zajednica NUK KALON!