Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë do të jetë sot hapësira ku do të mbahet akademia përkujtimore për atdhetarin Avdi Kelmendi.
Kjo akademi e cila do të filloj nga ora 12:00, po mbahet me rastin e 65 vjetorit të lindjes dhe 20 vjetorin e vdekjes së atdhetarit Avdi Kelmendi.
Kelmendi ka qenë pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1968 dhe veprimtar i lëvizjes ilegale. E gjithashtu ka qenë pjesëmarrës edhe në pajtimin e gjaqeve.
Për këto aktivitete Kelmendi është burgosur në vitin 1979 dhe ka vuajtur pesë vite burgim.