Akademik Isa Mustafa, i cili është edhe kryeministër i vendit, duket se vërtetë ka telashe me gjuhën shqipe, transmeton Gazeta Blic. Derisa para disa ditësh gazeta Blic ia kishte numëruar hiq më pak se 46 gabime drejtshkrimore në 8 rreshta tekst në facebook, ai sot e ka bërë një gabim edhe më trashanik.
Në postimin e parafundit për sot në facebook, ku deshi ta arsyetoj fshirjen e statusit të mëhershëm, në vend se ta shkruaj e “fshiva”, ai e shënoi e “fshira”.
Ndërkohë, sipas fjalorit të Gjuhës shqipe, ja çka do të thotë fjala fshirë.
FSHIRË mb.
- Që është fshirë a pastruar me fshesë, me furçë, me leckë etj. Shtëpi (dhomë) e fshirë. Oborr i fshirë. Rrugë të fshira. Me rroba të fshira.
2. Që është fshirë me peshqir ose me ndonjë rrobë të thatë, pasi është larë a është lagur (për trupin, duart etj.).
Pas raportimit të disa ditëve më parë, ku gazeta Blic raportoi për gabimet e tij, ai kishte reaguar ndaj këtij shkrim, duke theksuar se ata që po frikësohen t’i publikojnë emrat e njerëzve të LDK-së që janë të kërcënuar e të rrezikuar, po ia qet gabimet.