Drejtues të Aleancës Kosovare të Bizneseve kanë deklaruar se Kosova nuk është duke u trajtuar e barabartë nga CEFTA për produktet me origjinë shtazore.
Ata nëpërmjet një konference për media kanë thënë se prodhuesit janë duke u ballafaquar me barriera të ndryshme nëpër kufi për kalimin e produkteve në tregjet evropiane apo rajonale.
Gjithashtu, CEFTA nuk po e siguron Kosovën me simbole shtetërore por me ato të UNMIK-ut, andaj AKB ka drejtuar dy kërkesa institucioneve shtetërore për zgjidhjen e këtyre problemeve me të cilat po ballafaqohen bizneset në Kosovë.