Lajmet e fundit

AKP shpërndan 20 % për punëtorët e 2 ndërmarrjeve shoqërore

akpAgjencia Kosovare e Privatizimit, në vazhdën e aktiviteteve të saj, ka ekzekutuar vendimin për shpërndarjen e fondeve të 20 % të dedikuara për punëtorët e dy ndërmarrjeve shoqërore: NSh ‘Tregtia e Kosovës’, Prishtinë dhe NSh ‘Urata’ (sih Voqari), Prishtinë, thuhet në kumtesën e AKP-së.
Sipas kumtesës, transferi i këtyre fondeve është bërë në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në pajtim me Rregulloren 2003/13, transmeton Indeksonline.
“Deri më tani Agjencia ka shpërndarë mbi 105 milionë euro fonde për përfituesit e ligjshëm të 20% për më shumë se 43 mijë punëtorë dhe ish punëtorë të NSh-ve. Në ndërkohë, pas vendimeve të plotfuqishme nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës (DhPGjSK), Agjencia ka përgatitur dokumentacionin për shpërndarjen e fondeve të 20% për punëtorët e kualifikueshëm edhe për 8 ndërmarrje shoqërore, ndërkaq është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20% për punëtorët e kualifikueshëm edhe për disa NSh të tjera, për çka punëtorët e këtyre NSh-ve dhe opinioni i gjerë do të informohen në një të ardhme të afërt”, thuhet në kumtesë. /Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.