Një 18 vjeçar ngaPogradeci, Rudolf Javxhiu, ka humbur jetën në ditën e parë të Vitit të Ri pasi duke udhëtuar me një automjet në rrugën kombëtare që lidh Pogradecin me Qafë Thanën, doli nga rruga duke u përfshirë në një aksident fatal.
Aksidenti ndodhi sot në orën 05.00 të mëngjesit, teksa Rudolfi gjendej pranë fshatit Memelisht.
Në një moment të paqartë, ka dalë nga rruga e për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.
Policia tha se u ngrit grupi hetimor dhe po punon, për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje që i mori jetën tragjikisht adoleshentit në ditën e parë të vitit të ri 2016, duke hapur një mort në familjen e tij, pak orë pas gëzimit të natës së ndërrimit të viteve.