Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në Vushtrri, si pasojë e të cilit janë lënduar katër persona, raporton Veriu.info.
Rasti për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se në aksident janë përfshirë dy vetura civile.
” Një aksident trafiku më të lënduar është raportuar sonte rreth orës 18:40. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në rrugën magjistrale në Vushtrri , në të cilin ishin të involvuara dy vetura civile. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar trajtim mjekësor”, ka thënë Zahiti për Veriu.info.
Ai ka bërë të ditur se sipas rrethanave në vendin e ngjarjes, shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e njërës nga veturat e aksidentuara.