Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në Magjistralen Prishtinë-Pejë, përfshihen disa vetura (foto)

Te Kroni I Mbretit në magjistralen Prishtinë-Pejë para pak minutash ka ndodhur një aksident I rëndë komunikacioni ku si pasojë e kalimit të rrugës nga lopët janë aksidentuar disa vetura.

Indeksonline merr vesh se po ashtu ashtu kanë mbetur të ngordhura edhe 3-4 lopë si pasojë e goditjes derisa komunikacioni vazhdon të jetë I bllokuar për qarkullimin e automjeteve.
Magjistralja Prishtinë-Pejë, përkatësisht vendi i quajtur Kroni i Mbretit, njihet për rrezikun që shkktohet nga kalimi i lopëve në këtë zonë.

aksss1

Leave a Reply

Your email address will not be published.