Vikend fillon i përgjakshëm. Aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, tek Rampa e vjetër.
Në aksidentin kanë marrë pjesë veturë e tipit “Lada” me targa të Shkupit dhe një furgon me udhëtarë me targa të Beogradit me çka direkt janë përplasur, ndërsa jozyrtarisht një person ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë me urgjencë janë dërguar për spital, transmeton Aktuale.mk.
Si që njofton “Kurir”, zjarrfikësit kanë nxjerrë trupin e viktimës nga vetura “Lada”.