Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në superstradën Lezhë- Shkoder, në afërsi të fshatit Mabë. Gjatë mëngjesit të sotëm janë përplasur mes tyre dy makinat, Land Rover me drejtues L.Sh., 40 vjeç, banues në Lezhë dhe mjeti Fiat me drejtues G.Gj. 60 vjeç, banues në Shkodër. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar të dy drejtuesit e mjeteve, njëri prej të cilëce u dërgua në spitalin e Lezhës dhe tjetri në të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë pasagjeri O.GJ., që ndodhej në mjetin Fiat, nuk ka pësuar dëmtime. Uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.//noa.al