Pas koleges së saj në Radio Televizionin e Kosovës, Brikena Beqiri, edhe prezantuesi tjetër televiziv ka pësuar aksident.
E gjithë ngjarja ka ndodhur dje në Prishtinë, kur Resuli pësoi aksident me automobilin e tipit Audi duke goditur një veturë të tipit Golf 2.
Sipas burimeve të Telegrafit, fatmirësisht prezantuesi ka shpëtuar lehtë, megjithëse automobili i tij është dëmtuar shumë. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe Policia e Kosovës dhe ekspertët e vlerësimeve të aksidenteve.